Trainkos

Transporti i udhëtarëve

Trainkos Sh.A ofron shërbimin e transportit të udhëtarëve brenda dhe jashtë Kosovës.

Portfolio e shërbimeve të cilat ne i ofrojmë në transportin e udhëtarëve është:

  • Transportin e udhëtarëve në linjën Prishtinë – Pejë – Prishtinë;
  • Transportin e udhëtarëve në linjën Fushë Kosovë – Hani i Elezit – Fushë Kosovë;
  • Transportin e udhëtarëve në linjën Prishtinë – Shkup – Prishtinë;

Transporti i brendshëm

Për transport të brendshëm Trainkos operon me këta trena të rregullt ditor:

  • Treni i Shpejt (IC) – i cili qarkullon çdo ditë në relacionin Pejë – Prishtinë – Pejë;
  • Treni Lokal (TL) – i cili qarkullon çdo ditë në relacionin Pejë – Prishtinë – Pejë;
  • Treni i Lëvizjes së Lirë (TLL) – në relacionin Fushë Kosovë – Hani i Elezit – Fushë Kosovë;
  • Treni Lokal (TL) – i cili qarkullon çdo ditë në relacionin Fushë Kosovë – Hani i Elezit – Fushë Kosovë;

Kushtet e përgjithshme

Hyrja në stacione dhe në hapësirat e dedikuara për udhëtarë u lejohet të gjithë personave që kanë blerë bileta për udhëtim, si dhe të gjithë atyre që synojnë të blejnë bileta për udhëtim. Në tren lejohen të hyjnë të gjithë personat që posedojnë bileta të vlefshme udhëtimi.

Kontrata e udhëtimit ndërmjet udhëtarit dhe hekurudhës konsiderohet e lidhur në momentin kur udhëtari e blen biletën e udhëtimit dhe paguan shumën përkatëse të udhëtimit. Bileta e udhëtimit është dëshmi e lidhjes së marrëveshjes për udhëtim dhe i jep udhëtarit të drejtën për të udhëtuar me hekurudhë brenda afatit të përcaktuar, në relacionin e caktuar, në klasën dhe me llojin e trenit të shënuar në biletë.

Biletat e udhëtimit lëshohen nga personi i autorizuar në tren (konduktori), si dhe nga arkat e udhëtarëve në stacionet hekurudhore.

Blerja e biletave

Udhëtari duhet ta sigurojë biletën e udhëtimit në arkën e stacionit ose në tren, nëse nuk e ka siguruar më parë në arkë.

Hyrja në tren i lejohet udhëtarit që posedon biletë të vlefshme udhëtimi vetëm para dhënies së sinjalit për nisjen e trenit.

Vlefshmëria e biletave

Afati i vlefshmërisë së biletës së udhëtimit fillon të rrjedhë nga ora 00:01 e ditës së parë të afatit të vlefshmërisë, i cili është i shënuar në biletë.

Udhëtimi duhet të përfundojë me trenin i cili, sipas orarit të udhëtimit, arrin në stacionin më të afërt jo më vonë se ora 24:00 e ditës së fundit të vlefshmërisë së biletës.

Ndërprerja e udhëtimit

Me biletën e udhëtimit në një drejtim lejohet një ndërprerje e udhëtimit, ndërsa me biletën e kthimit lejohet një ndërprerje gjatë vajtjes dhe një gjatë kthimit.

Në të dyja rastet, ndërprerja e udhëtimit duhet të vërtetohet detyrimisht në stacionin ku bëhet ndërprerja. Vërtetimi i ndërprerjes së udhëtimit bëhet menjëherë pas daljes nga treni nga shefi i stacionit ose punëtori përgjegjës.

Nëse ndërprerja e udhëtimit nuk është vërtetuar, bileta e udhëtimit nuk do të jetë e vlefshme për vazhdimin e udhëtimit. Në rastin e biletës së kthimit, ajo nuk do të jetë e vlefshme vetëm për vazhdimin e udhëtimit në drejtimin e vajtjes.

Ndërprerja e udhëtimit nuk e zgjat afatin e vlefshmërisë së biletës së udhëtimit.

Shërbimet e autobusëve

Nga dhe për në stacionin hekurudhor të Fushë Kosovës ka lidhje direkte me autobus për dhe nga Prishtina çdo 10 minuta.

Gjërat e gjetura dhe të humbura

Gjërat e gjetura ose të humbura në trena dhe në stacionet hekurudhore mblidhen dhe ruhen në stacionin hekurudhor në Fushë Kosovë.

Pranimi dhe dorëzimi i gjësendeve të gjetura bëhet gjatë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në numrin: +381 38 550 550 242.

 

Orari i trenave

Orari i Trenave Vendor

Trainkos SH.A. operon me këta trena të rregullt ditorë. Për t’u informuar rreth orarit të lëvizjes së trenave, ju lutemi klikoni mbi relacionet e mëposhtme:

 

Orari i Trenave Ndërkombëtarë

Eurorailways mundëson përzgjedhjen e stacioneve të nisjes dhe të mbërritjes në qytetet e Bashkimit Evropian. Për të parë planifikimin e udhëtimeve në Hekurudhat Evropiane, ju lutemi vizitoni lidhjen e mëposhtme:

http://www.eurorailways.com/timetable/index.html

Llojet e biletave

Trainkos Sh.A. ofron për udhëtarët këto lloje të biletave:

  • Biletë njëdrejtimëshe – përdoret vetëm për një udhëtim;
  • Biletë vajtje-ardhje – përdoret për udhëtim në të dy drejtimet;
  • Biletë me zbritje – përdoret nga studentët, nxënësit etj.; dhe
  • Biletë mujore – përdoret nga studentët, nxënësit, punëtorët etj.

Çmimet e biletave

Në vazhdim ju paraqesim çmimoren e relacioneve në formë tabelore për trenin e Pejës dhe trenin e Hanit të Elezit:

Çmimorja e rregullt e trenit të Pejës

Çmimet e biletave në euro

DestinacioniPrishtinëFushë KosovëBardhDrenasKlinë
Pejë3.00 €2.80 €2.50 €2.20 €0.80 €
Klinë2.20 €1.80 €1.80 €1.20 €—
Drenas1.20 €0.80 €0.60 €——
Bardh0.60 €0.30 €———
Fushë Kosovë0.30 €————

 

Çmimorja e rregullt e trenit të Hanit të Elezit

Çmimet e biletave në euro

DestinacioniPrishtinëFushë KosovëLipjanFerizajKaçanik
Hani i Elezit2.50 €2.20 €1.80 €1.20 €0.60 €
Kaçanik2.20 €1.80 €1.50 €0.60 €—
Ferizaj1.50 €1.20 €0.80 €——
Lipjan0.80 €0.60 €———
Fushë Kosovë0.30 €————

 

Beneficionet

Beneficionet Tarifore

Tarifa e udhëtarëve përfshin beneficione tarifore për kategori të caktuara të udhëtarëve në të gjithë territorin ku operon Trainkos Sh.A.

Beneficionet tarifore prej 20%

  • Të gjithë udhëtarët që blejnë biletë vajtje-ardhje brenda 24 orëve. Ky beneficion vlen për udhëtarët që, nga stacioni fillestar deri në stacionin e destinacionit, blejnë biletë vajtje-ardhje dhe kthehen në stacionin nga i cili kanë filluar udhëtimin.
  • Të gjithë gazetarët që udhëtojnë për vizita zyrtare, të cilët posedojnë kartelë anëtarësie të organizatës së gazetarëve të Kosovës.

Këto bileta lëshohen në stacione dhe në tren.

Beneficionet tarifore prej 50%

  • Nxënësit dhe personat mbi 65 vjeç. Këto bileta lëshohen në stacione dhe në tren.
  • Studentët, me kartelë ID të lëshuar nga Trainkos Sh.A.
  • Personat e verbër dhe përcjellësit e tyre, me kartelë ID të lëshuar nga Trainkos Sh.A.
  • Personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe përcjellësit e tyre, me kartelë ID të lëshuar nga Trainkos Sh.A.
  • Ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë, me kartelë ID të lëshuar nga Trainkos Sh.A.

Beneficionet tarifore prej 100% – Udhëtim pa pagesë

Të drejtën e udhëtimit pa pagesë me tren në linjat ku operon Trainkos Sh.A. e gëzojnë:

  • Veteranët luftëtarë të luftës së UÇK-së;
  • Invalidët e luftës së UÇK-së;
  • Familjarët e dëshmorëve (prindërit, bashkëshorti/bashkëshortja dhe fëmijët);
  • Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës;
  • Fëmijët nën moshën 4 vjeç, të cilët nuk zënë ulëse të veçantë dhe udhëtojnë në prehrin e shoqëruesit; dhe
  • Punëtorët e Trainkos Sh.A. gjatë vajtjes dhe kthimit nga puna.

Dokumentacioni për përfitimin e beneficioneve

Për të përfituar nga beneficionet tarifore të lartpërmendura, nxënësit duhet të paraqesin librezën e shkollës, ndërsa personat mbi 65 vjeç duhet të paraqesin letërnjoftimin.

Për kategoritë e tjera që përfitojnë nga zbritja prej 50% dhe udhëtimi pa pagesë prej 100%, me përjashtim të fëmijëve nën moshën 4 vjeç, udhëtarët duhet të pajisen me kartelë ID të lëshuar nga Trainkos Sh.A. Kartela merret në administratën e kompanisë, duke paraqitur dokumentacionin përkatës që dëshmon kategorinë së cilës i përket udhëtari.

Udhëtarët e përmendur më sipër janë të obliguar që, me kërkesë të konduktorit, biletarit ose punonjësit të autorizuar të Trainkos-it, gjatë kontrollit të biletave në trenat e Trainkos-it, të paraqesin dëshmitë përkatëse që u japin të drejtën për beneficionin tarifor ose për udhëtim pa pagesë.

Pagesat shtesë

Për zënien e më shumë ulëseve, shmangien e qëllimshme gjatë kontrollit të biletave, mungesën e biletës së udhëtimit, mosparaqitjen te konduktori dhe pengimin e konduktorit në kryerjen e detyrës gjatë kontrollit dhe pagesës së biletave, udhëtari, përveç pagesës përkatëse shtesë, ndëshkohet edhe me një shumë prej 5 €.

 

Transporti i bagazhit

Udhëtari ka të drejtë që, si bagazh dore, të bartë pa pagesë në vagonët e udhëtarëve gjërat që mund të vendosen lehtësisht nën ose mbi ulësen në të cilën është ulur, me kusht që kjo të mos jetë në kundërshtim me rregullat doganore dhe që këto gjëra të mos shkaktojnë dëme në vagonët e udhëtarëve.

Si bagazh udhëtimi konsiderohen gjërat e destinuara për përdorim nga udhëtari, të cilat janë të paketuara në valixhe, shporta, kuti ose mbështjellëse të përshtatshme.

Në rast se gjërat nuk mund të vendosen në hapësirat e parashikuara për bagazhin në vagon, udhëtari paguan kompensimin për pjesën që tejkalon bagazhin e lejuar të dorës, sipas tarifave të udhëtarëve në fuqi.

Ndalohet vendosja e bagazhit në ulëse, në dysheme dhe në korridoret kaluese të vagonëve.

Bagazhi i udhëtarit pranohet për transport vetëm në stacion, me paraqitjen e biletës së udhëtimit, jo më vonë se 15 minuta para nisjes së trenit.

 

Transporti i shtazëve

Sipas rregullave, shtazët e gjalla nuk lejohen të transportohen në vagonët e udhëtarëve dhe në vagonët e ushqimit. Megjithatë, nëse kjo nuk është në kundërshtim me rregullat veterinare, sanitare dhe rregullat e tjera në fuqi, në vagonët e udhëtarëve lejohet transporti i:

  • Shtazëve të vogla, të vendosura në kafaze të mbyllura, shporta ose mbështjellëse të përshtatshme, nëse mund të vendosen si bagazh dore;
  • Qenve të vegjël, të cilët, të matur nga toka deri në pjesën e sipërme të qafës, nuk e kalojnë lartësinë prej 30 cm, nëse nuk i pengojnë udhëtarët dhe mund të mbahen në krah.

Qentë që transportohen me hekurudhë, pavarësisht nga madhësia e tyre, duhet të kenë maskë mbrojtëse në turi, ndërsa qentë më të mëdhenj duhet të mbahen të lidhur me një zinxhir ose rrip të shkurtër.

Nuk lejohet futja dhe transportimi i qenve në trenat motorikë që nuk kanë hapësira të posaçme për këtë qëllim.

Për çdo qen, me përjashtim të qenve të vegjël, që transportohet në vagonët e udhëtarëve, paguhet, në emër të biletës së udhëtimit, gjysma e çmimit të biletës së rregullt të klasës së dytë të trenit të udhëtarëve. Ndërsa, në vagonët e fjetjes, duhet të rezervohet e gjithë kabina për përdorim personal.

Veprimet e dënueshme

Harta

Bisedo Me Ne

Përshëndetje! Si mund t'ju ndihmoj sot?