Transporti i kontejnerëve
Trainkos Sh.A ju ofron organizimin e transportit të mallrave tuaja me kontejnerë të të gjitha llojeve nga të gjitha vendet, kryesisht përmes portit të Selanikut deri në Terminalin Hekurudhor “Miradia” në Fushë Kosovë.
Ofrojmë transportin e këtyre llojeve të kontejnerëve:
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Dimensionet e kontejnerëve

Përgatitja e dërgesës
Për secilin transport të planifikuar me kontejnerë, ju lutemi të njoftoni Sektorin e Marketingut përmes e-mailit: marketing@trainkos.com, në mënyrë që të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për realizimin e transportit.
Nëse keni marrëveshje ose kontratë me ne, me kushte dhe dinamikë të veçantë të transportit, atëherë duhet të na njoftoni vetëm në rast se nuk veprohet në përputhje me marrëveshjen ose kontratën.
Çmimet e transportit
Çmimet e transportit të kontejnerëve në relacionet ku operon Trainkos Sh.A.
Harta
Harta e rrjetit hekurudhor në të cilin operon Trainkos Sh.A.

Pikat doganore
Janë katër pika doganore hekurudhore për zhdoganimin e mallrave:
- Hani i Elezit – orari i punës: çdo ditë, 24 orë;
- Miradi – orari i punës: çdo ditë, nga 08:00 deri në 15:00;
- Pejë – orari i punës: çdo ditë, nga 08:00 deri në 16:00; dhe
- Prishtinë – në objektin e kompanisë Intereuropa, orari i punës: çdo ditë, nga 08:00 deri në 16:00.
Personat kontaktues në doganë
- Prishtinë: +381 38 603 398
- Mitrovicë: +381 28 502 486
- Hani i Elezit: +381 38 502 474
- Pejë: +381 39 410 614
