Trainkos

Departamenti i Administratës

Departamenti i Administratës është pjesë përbërëse e HK-Trainkos-Sh.A., dhe është përgjegjës për fushën administrative brenda Ndërmarrjes. Departamenti i Administratës ka një rol me rëndësi organizative për bashkëveprim të të gjitha punëve administrative që kanë të bëjnë për të gjithë sektorët. E tërë kjo ka për qëllim arritjen e një funksionimi më të mirë dhe më efikas në kryerjen e punëve të tërësishme për HK-Trainkos Sh.A.

Departamenti i Administratës udhëhiqet dhe menaxhohet nga Drejtori i Departamentit të Administratës, i cili ka përgjegjësi të plotë profesionale për menaxhimin e Departamentit të Administratës. Për punën e tij i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv.

Departamenti i Administratës funksionin e vet e kryen nëpërmjet 2 (dy) Sektorëve:

  1. Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Çështjeve Ligjore;

  2. Sektori i Logjistikës dhe Teknologjisë Informative.

Planifikoni udhëtimin tuaj

Shikoni orarin tonë të trenave

♟ Shiko Orarin

Bisedo Me Ne

Përshëndetje! Si mund t'ju ndihmoj sot?