Departamenti për Planifikim dhe Zhvillim të Biznesit
Departamenti për Planifikim dhe Zhvillim të Biznesit është pjesë përbërëse e HK-Trainkos Sh.A., dhe është përgjegjës për fushën e zhvillimit të biznesit të Ndërmarrjes.
Departamenti për Planifikim dhe Zhvillim të Biznesit brenda HK-Trainkos Sh.A., është përgjegjës për zhvillimin e bizneseve në tërësi duke filluar nga marketingu dhe shitja e deri tek planifikimi strategjik, zhvillimi i politikave të aprovuara dhe koordinimi me faktorët relevant.
Departamenti për Planifikim dhe Zhvillim të Biznesit udhëhiqet nga Drejtori, i cili ka përgjegjësi të plotë profesionale dhe ligjore për menaxhimin e Departamentit.
Drejtori i Departamentit për Planifikim dhe Zhvillim të Biznesit i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv.
Për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive që i takojnë, në përputhje me skemën organizative të Ndërmarrjes, Departamenti është i organizuar në 2 (dy) sektorë:
Sektori i Marketingut dhe
Sektori për Planifikim, Zhvillim dhe Koordinim.