Çelësi i Suksesit
Suksesi i Hekurudhave të Kosovës do të jetë krijimi i vlerës për shoqërinë kosovare. Hekurudhat e Kosovës, përmes shërbimeve të qëndrueshme, do të bazohen në angazhimin dhe udhëheqjen nga punonjësit kompetentë, në infrastrukturën efikase dhe në ofrimin e shërbimeve që i nevojiten Kosovës. Hekurudhat e Kosovës janë krenare që janë operatori i vetëm i NP-ve në Kosovë me staf shumëetnik, klientë shumëetnikë dhe me qasje të plotë në pronën e tyre.