Trainkos

Dep. i Prokurimit

Zyra e Prokurimit e HK-Trainkos Sh.A., ka për qëllim të sigurojë përdorimin më efikas, më transparent dhe më të drejtë të fondeve publike, përkatësisht fondeve të Ndërmarrjes. Ajo përcakton kushtet dhe rregullat që duhet të zbatohen, procedurat që do të ndiqen, të drejtat që do të respektohen dhe detyrimet që do të përmbushen nga individët, operatorët ekonomikë dhe të gjithë aktorët e përfshirë në aktivitetet e prokurimit.

Zyra e Prokurimit është njësi mbështetëse për të gjitha departamentet e HK-Trainkos Sh.A., dhe kryen procedurat për të gjitha shërbimet e nevojshme që lidhen me furnizime, shërbime konsulente apo punë. Ajo është përgjegjëse për realizimin e proceseve të prokurimit në përputhje me kërkesat e Ndërmarrjes.

Zyra e Prokurimit udhëhiqet dhe menaxhohet nga Udhëheqësi i Zyrës së Prokurimit, i cili ka përgjegjësi të plotë profesionale dhe ligjore për menaxhimin e saj. Udhëheqësi i Zyrës së Prokurimit i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv për punën dhe përmbushjen e detyrave të kësaj zyreje.

Zyra e Prokurimit në pajtim me përshtatshmërinë ligjore dhe rregullative në fuqi, mbulon të gjitha aktivitetet e prokurimit të Ndërmarrjes, në përputhje me Ligjin e Prokurimit dhe rregulloret e brendshme të HK-Trainkos Sh.A.

Zyra e Prokurimit është e ndarë në dy fusha:

a) Furnizimi dhe
b) Menaxhimi i Kontratave.

Zyra e Prokurimit është përgjegjëse për autorizimin dhe nënshkrimin e kontratave që rezultojnë nga aktivitetet e prokurimit, në përputhje me Ligjin e Prokurimit në fuqi dhe rregulloret e brendshme të Ndërmarrjes.

Planifikoni udhëtimin tuaj

Shikoni orarin tonë të trenave

♟ Shiko Orarin

Bisedo Me Ne

Përshëndetje! Si mund t'ju ndihmoj sot?