Departamenti i Operimeve Hekurudhore
Departamenti i Operimeve Hekurudhore (DOH) është pjesë përbërëse e HK-Trainkos Sh.A., dhe është përgjegjës për komplet operimin me mjete të transportit brenda Ndërmarrjes. Departamenti i Operimeve Hekurudhore (DOH) udhëhiqet nga Drejtori, i cili ka përgjegjësi të plotë profesionale dhe ligjore për menaxhimin e Departamentit. Drejtori i Departamentit të Operimeve Hekurudhore (DOH) i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv.
Fushat që përfshinë DOH janë të paraqitura si më poshtë:
a) Ofrimi i shërbimeve të transportit të udhëtarëve dhe mallrave;
b) Organizimi dhe operimi i trenave të udhëtarëve dhe të mallrave në rrjetin hekurudhor;
d) Menaxhimi i parkut të mjeteve lëvizëse si dhe mirëmbajtja dhe riparimi i mjeteve lëvizëse.
Departamenti i Operimeve Hekurudhore (DOH) në mënyrë që të funksionojë me një efikasitet më të mirë dhe me një përgjegjësi më të qartë, është i organizuar në tre (3) sektorë:
Sektori i Transportit të Udhëtarëve;
Sektori i Transportit të Mallrave;
Sektori i Mirëmbajtjes së Mjeteve Lëvizëse.