Trainkos

Departamenti i Operimeve Hekurudhore

Departamenti i Operimeve Hekurudhore (DOH) është pjesë përbërëse e HK-Trainkos Sh.A., dhe është përgjegjës për komplet operimin me mjete të transportit brenda Ndërmarrjes. Departamenti i Operimeve Hekurudhore (DOH) udhëhiqet nga Drejtori, i cili ka përgjegjësi të plotë profesionale dhe ligjore për menaxhimin e Departamentit. Drejtori i Departamentit të Operimeve Hekurudhore (DOH) i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv.

Fushat që përfshinë DOH janë të paraqitura si më poshtë:

a) Ofrimi i shërbimeve të transportit të udhëtarëve dhe mallrave;
b) Organizimi dhe operimi i trenave të udhëtarëve dhe të mallrave në rrjetin hekurudhor;
d) Menaxhimi i parkut të mjeteve lëvizëse si dhe mirëmbajtja dhe riparimi i mjeteve lëvizëse.

Departamenti i Operimeve Hekurudhore (DOH) në mënyrë që të funksionojë me një efikasitet më të mirë dhe me një përgjegjësi më të qartë, është i organizuar në tre (3) sektorë:

  1. Sektori i Transportit të Udhëtarëve;

  2. Sektori i Transportit të Mallrave;

  3. Sektori i Mirëmbajtjes së Mjeteve Lëvizëse.

Planifikoni udhëtimin tuaj

Shikoni orarin tonë të trenave

♟ Shiko Orarin

Bisedo Me Ne

Përshëndetje! Si mund t'ju ndihmoj sot?