Dep i Financave
Departamenti i Financave në pajtim me detyrat e parashtruara është përgjegjës për zhvillimin e kornizës së politikave financiare dhe përgjegjësive që rrjedhin nga legjislacioni i zbatueshëm në vend. Departamenti i Financave është përgjegjës për themelimin e një kornize të llogaridhënies që brenda një ambienti të llogaridhënies dhe kontrollit të plotë, i mundëson njësive buxhetore t’i plotësojnë obligimet e tyre ligjore, profesionale, etike e morale, për të ekzekutuar buxhetin e HK-Trainkos Sh.A., në mënyrë efikase dhe efektive, duke pasur parasysh parimet e transparencës dhe llogaridhënies.
Departamenti i Financave udhëhiqet dhe menaxhohet nga ZKFTH/Drejtori i Departamentit të Financave, i cili ka përgjegjësi të plotë profesionale dhe ligjore për menaxhimin e Departamentit të Financave. Për punën e tij i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv.
Departamenti i Financave përbëhet nga:
Sektori i Kontabilitetit dhe Financave